Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
TIRANË-Pak orë pasi kreu i LSI, Petrit Vasili doli në konferencë për shtyp, një dalje tjetër për mediat është pasuar nga Ilir Meta.

Presidenti i zgjedhur nga maxhoranca u shpreh se 25 Qershori tashmë është caktuar si data e zgjedhjeve, por duke paralajmëruar se gara do të jetë e karakterizohet nga surprizat.

?Seanca do të mblidhet në momentin kur do të jenë të gatshëm të gjitha procedurat për zbatimin e kësaj marrëveshje, pra momentin më të parë, së dyti të gjithë shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet e njëanshme dhe tani të gjithë do të jenë të qetë se tani ka garë e demokraci dhe sigurisht do të ketë dhe surpriza. Qytetarët do zgjedhin ka garë ka demokraci, do të ketë surpriza.?

Meta në cdo moment të deklaratës theksoi se LSI nuk është e rrezikuar dhe se në mungesë të tij kanë qenë qytetarët të rrezikuar që do të shkonin në zgjedhje pa opozitë.

Category

📺
TV

Recommended