Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
TIRANË-Një ditë pas zbardhjes së paktit Rama-Basha, Ilir Meta paralajmëron surpriza, por pa specifikuar se kush do të surprizojë kë?

Presidenti i zgjedhur nga maxhoranca u shpreh se 25 Qershori tashmë është caktuar si data e zgjedhjeve, por duke paralajmëruar se gara do të jetë e karakterizohet nga surprizat.

?Seanca do të mblidhet në momentin kur do të jenë të gatshëm të gjitha procedurat për zbatimin e kësaj marrëveshje, pra momentin më të parë, së dyti të gjithë shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet e njëanshme dhe tani të gjithë do të jenë të qetë se tani ka garë e demokraci dhe sigurisht do të ketë dhe surpriza. Qytetarët do zgjedhin ka garë ka demokraci, do të ketë surpriza?, u shpreh Meta.

Meta në çdo moment të deklaratës theksoi se LSI nuk është e rrezikuar dhe se në mungesë të tij kanë qenë qytetarët të rrezikuar që do të shkonin në zgjedhje pa opozitë.

I pyetur nga gazetarët nëse shihte të njëjtën situatë sin ë 2008, kur u bënë ndryshimet kushtetuese, Meta tha se realitetet janë të ndryshme sot, por qëllimet e Bashës dhe Ramës ishin të njëjtat.

Category

📺
TV

Recommended