Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
TIRANË-Caktohen emrat që do të zëvëndësojnë postet ministrore dhe drejtorëve që Rama lëshoi në bazë të marrëveshjes me Bashën.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se lista me emrat e ministrave të rinj është gatidhe do të bëhen publik së shpejti.

Emrat do të votohen në seancën e jashtëzakonshme parlamentare që do të mblidhet ose të hënën ose të enjten e ardhshme.

Duket se Basha dhe Rama kanë pasur një dakortësi që ditën e djeshme pasi listat tashmë janë hartuar me emrat përkatës. PD ia ka dorëzuar kryeministrit Rama.

Sipas marrëveshjes Rama-Basha, ikin 6 ministra aktuale, vijne 6 ministra teknike si dhe 5 drejtorë.

Pritet që shkarkimi i 6 ministrave, zv/kryeministrit e drejtorëve aktualë të bëhet së shpejti.

Category

📺
TV

Recommended