Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ardian Çela, Artan Lame, Ilirjan Muho dhe Suela Popa janë drejtorët të cilët do të lënë pozicionet e tyre si titullarë për tu zëvendësuar me drejtues teknikë. Ende nuk janë bërë të ditur emrat që do të vijnë në krye të OSHEE, ALUIZNI, Hipotekave dhe Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural pas marrëveshjes Rama-Basha pjesë se cilës janë këto drejtori. Drejtuesit teknikë kanë në detyrë të monitorojnë administratën për mospërfshirje në fushatën elektorale dhe përdorjen e institucioneve për përfitime në këtë proces.
Përpos 6 ministrave që do të drejtohen nga ministra teknikë, pjesë e marrëveshjesë Rama-Basha parashikon edhe drejtues teknikë për entet publike, OSHEE, ALUZINI, Hipotekat, Burgjet, Agjencia e zhvilimit bujqësor dhe rural. Por përse këto insitucione publike janë bërë pjesë e marrëveshjes. Cili është roli dhe funksioni i tyre?
Drejtori aktual i OSHEE, Ardian Çela do të lërë pozicionin e tij duke u zëvendësuar nga një tjetër drejtues teknik emri i të cilit nuk është bërë i ditur. OSHEE është një ndër institucionet më të rëndësishme i sektorit të energjistikës me shpërndarje të gjërë në të gjithë vendin. Drejtuesi teknik që do të zgjidhet në krye të saj ka si detyrë të monitorojë administratën dhe punonjësit e këtij insitucioni për të mos u përfshirë në fushatën e elektoral si edhe për të mos favorizuar klientët apo subjekte debitorë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drejtoret-e-marreveshjes-largohen-cela-lame-muho-popa/