113 pensionistë të rremë janë dënuar nga Gjykata e Tiranës nga Janar 2017 deri më 16 Maj 2017.
Këta persona janë dënuar nga gjykata pasi nga verifikimet e gjeneraliteteve në regjistrin elektronik dhe kartave të identitetit ka rezultuar se kanë falsifikuar vitlindjet.
Në shumicën e tyre gra këta shtetas janë marrë të pandehur nga prokuroria pas kallëzimeve të bëra për mashtrim me sigurime nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë.
Por si ka funksionuar skema e mashtrimit?
Nga hetimet ka rezultuar se duke paraqitur në dosjet e pensionit certifikata të falsifikuara këta qytetarë kanë mundur të përfitojnë pension pleqërie të parakohshëm dhe pse s?kishin mbushur moshën reale.