Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
?Fustanella e munguar? e ka quajtur historiani gjirokastrit Panajot Çakalli atë që po ndodh me festivalin treditor në Gjirokastër.

I mbështetur nga Ministria e Kulturës, ?Fustanella Festival? nisi mbrëmjen e së premtes si një projekt që i dedikohet veshjes kombëtare.

Por për syrin e një historiani në këtë fluks perfomancash me muzikën e Fanfara Tirana dhe grupit grek Transglobal UnderGround, nuk nënkuptohet një dedikim i posaçëm për fustanellën.

Në ditën e dytë të festivalit perfomancat e një muzike që përzien tradicionalen me Jazz-in kanë tërhequr vëmendjen e të rinjve.

Prezantimi i një veshjeje të zakonshme si fustanellë është bërë objekt kritikash gjatë këtyre ditëve nga njohësit e trashëgimisë kulturore.

Category

📺
TV

Recommended