Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të Tiranës të rinjtë kërkojnë nga politikanët dhe qyetetarët të ndalojnë gjuhën e urrjejtjes në komunikimet e tyre publike. Ishin të rinjtë e forumeve politike ata që refuzojnë të trashëgojnë nga paraardhësit e tyre në politikë gjuhën e urrejtjes, fjalorin fyes dhe denigrues.
Të disatancohemi nga gjuha e urrejtjes në fjalime, sulme ndaj kundështarit apo akuza të ndryshme publike në Kuvendin e Shqipërisë, në media apo kudo.
Janë të rinjtë e forumeve të partive politike ata që janë u bënë bashkë për të një kërkesë të tillë të mbledhur në sallën e Këshillit bashkiak të Bashkisë së Tiranës.
Për analistin dhe avokatin, Spartak Ngjela, urrjetja është një gjenerim i brendshëm i individëve që e shprehin atë përmes gjuhës.
Ngjela: Shkolla shqiptare dhe familja shqiptare në funksion të kësaj që të mos gjenerosh ide nga urrejtja por të gjenerosh ide jashtë konflikteve të tua të brendshme. Keni parasysh që ata që nuk ndahen nga urrejtja e ka të gjithë gjenerimin e brendshëm nga urrejtja.
I rreshtuar në krah të të rinjve kundër gjuhës së urrejtjes nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arben Seferi ka një këshillë për të rinjtë që prej fillimit të karrierës së tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/no-hate-speech-te-rinjte-apel-poltikaneve-stop-fjalorit-fyes/