Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përkundër shqetësimit të ngritur nga shoqata e mediave elektronike, deputeti demokrat Eduard Halimi thotë se ligji që detyron radiot dhe televizionet private të transmetojnë falas aktivitetet e partive politike gjatë zgjedhjeve nuk është antikushtetues.
Në studion e Ora News, Halimi tha se mediat nuk do të fitojnë por as nuk do të humbasin pasi ky minutazh do tu kompensohet nga shteti kur të shlyejnë detyrimet tatimore.
Halimi vlerësoi edhe ngritjen e komisioneve të vettingut. Sipas tij, vendimi i Kushtetueses është zbatuar, gjithë pjesa e ekzekutivit do jenë nën mbikqyerjen e komisioneve ad-hoc.
Sa i takon ndryshimeve në kodin zgjedhor, Halimi vlerëson se masat e marra do të ti japin fund praktikës së shitblerjes së votës.
Ai shpreh bindjen se matja e cilido me sanksionet penale që e presin do krijojë stepje.
Vettingu: Ngritja e Komisioneve dhe kryerja e proçesit të vettingut duhet të ndjekë pikë për pikë pjesën e vendimit të gjykatës Kushtetuese që sanksionon që gjithë proçesi i skanimit të kandidatëve, gjithë proçesi i kryerjes së vettingut duhet të bëhet jo nga Drejtorë të qeverisë por komisionet ad-hoc. Fakti që vettingu akoma nuk ka filluar dhe komisonet janë ngritur dje do të thotë që vendimi i Kushtetueses është zbatuar, gjithë pjesa e ekzekutivit që janë drejtorët në ekzekutiv ai i Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe SHKB-së që janë nën Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Brendshme tashmë do jenë nën mbikqyerjen e komisioneve ad-hoc që janë ngritur. Komisionet janë paritare, opozita ka sy e veshë në Komisionet e vettingut që të shmangë kapjen politike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fushata-falas-halimi-mediat-do-kompensohen-nga-shteti-thjesht-sdo-fitojne/