Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
VLORE- Një furgon i mbushur me drogë është sekuestruar nga policia rreth orës 00:30 të ditës së sotme në qytetin e Vlorës.

Mjeti tip Mercedes-Benz me targë AA 196 AI ka qenë i mbushur me rreth 932 kg kanabis, ndërsa është konstatuar nga blutë në zonën e "Kuzum Baba", zona ku ka dhe banesa në kodrat e qytetit.

Ka qenë një patrullë e policisë që ka ndaluar furgonin, ndërsa gjatë kontrolleve ka rezultuar se ishte i ngarkuar me sasinë e konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit kanabis.

Policia ka bërë shoqërimin e dy personave, ndërsa po punon për identifikimin e personave të tjerë të lidhur me trafikun e drogës.

Category

📺
TV

Recommended