Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Paraditja e së mërkurës ka qenë me lëvizje intensive në kampin opozitar. Nën ethet e listave të kandidatëve për deputetë, të shumtë zyrtarë të strukturave të PD janë parë të hyjnë në selinë e partisë Demokratike.

Ndërsa ende nuk ka asgjë zyrtare burime për Report Tv konfirmojnë se 12 koordinatorët e mandatuar nga kryetari Basha për të përcjellë listat propozuese të kandidatëve në të gjitha qarqet e vendit jane pare te hyjne ne seline e PD.

Gjithcka mbetet konfidenciale, askush nuk bën të ditur asnjë emër zyrtar ndërsa propozimet i janë përcjelle secili më vete në zyrë kryetarit të PD.

Category

📺
TV

Recommended