Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Akti terrorist në Manchester që ndodhi një ditë më parë me një bilancë viktimash prej 22 persona, është një tjetër dëshmi se si sulme të tilla ekstremiste vijojnë të jenë një kërcënim real për botën.
As Shqipëria nuk mund të jetë imun ndaj akteve të ndryshme terroriste, ndaj akademikët ekspertë e sigurisë dhe komunitetet fetare po tentojnë të punojnë më shumë me edukimin e të rinjve me qëllim parandalimin e tyre.
Rektori i Universitetit Beder, Fedinand Gjana, në një konferencë me ekspertë të njohur në fushën e sigurisë e vuri theksin në përpjekjet që mund të bëhen në disa drejtime për të shmangur tendencën ekstremiste.
Fedinand Gjana: Institucionet arsimore duhet të edukojnë brezat e ri me frymën e respektit, dialogut, mirëkuptimit. Shqipëria në aspektin social është një nga vendet më të favorshme që mos kemi situata të tilla. Shqipëria ka përjetuar një barë sic ka qenë komunizmi dhe e kemi të frsekët se çdo të thotë kjo ideologji që e nxjerrin njeriun nga njerëzorja. Është më pak e rrezikuar se vendet e tjera, po kjo do nuk do të thotë që s?jemi të rrezikuar.
Dom Gjergj Meta e ndien obligim të religjionit për të punuar më fort në drejtim të edukimit dhe arsimimit të besimtarëve të krishterë dhe jo vetëm ata që frekuentojnë kishën.
Ai mendon se baza më e fortë e parimeve të shëndosha dhe moralit vjen nga familja.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/akademiket-dhe-besimtaret-ngjarja-ne-manchester-na-tronditi/