• 9 years ago
768 kilogramë kanabis janë gjetur të premten në një tunel në Përmet.

Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit, e cila tha se disa persona janë shoqëruar si trafikantë të dyshuar.

Droga u gjet në një tunel në fshatin Piskovë, Përmet në 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim e Prokurorinë po vijjnë hetimet për dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Category

📺
TV

Recommended