Rreth 15 mld lekë është borxhi ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore që të vetëpunësuarit në bujqësi nuk kanë paguar sigurimet.
Astrit Hado, drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore shprehet se ligji në fuqi që fal kamatvonesat, detyron të vetëpunësuarit që të paguajnë principalin.
?Janë falur kamatëvonesat dhe gjobat për kontributet e papaguara, por me kushtin që duhet të paguhet principali, kontributi i Sigurimeve Shoqërore, që pastaj t?u falen gjobat dhe kamatëvonesat. Sa i përket këtij ligji që e prek drejtpërsëdrejti Institutin e Sigurimeve Shoqërore ka të bëjë me të vetëpunësuarit në bujqësi të cilëve u falen kamatëvonesat që kanë kushtin për principalet?, tha ai.
Nga ana tjetër Hado, iu bën thirrje ish punonjësve të naftës që të mos iu drejtohen zyrave të ISSH-së, pasi ligji për statusin e minatorin është ende në fazën e miratimit të vendimeve ligjore dhe akteve për zbatimin e tij.