Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i LZHk-së, Dashamir Shehi dhe ish zëvendës/Ministri i Drejtësisë Eridian Salianji u përplasën me qëndrimet e tyre në emisionin ?Ekopolitikë? në Ora News të gazetares Aurora Sulçe, lidhur me realitetin e krijuar me ligjin e ri zgjedhor.
Për Salianjin sistemi aktual zgjedhor garanton një garë të barabartë për të gjitha partitë.
Nga ana tjetër Shehi thotë se sistemi proporcional rajonal me të cilin po garohet në 25 qershor garanton stabilitetin e dy partive të mëdha por penalizon të voglat.
Por siç thotë ai, tashmë nuk do të qajnë mbi qumështin e derdhur.
Ai shpreson se do të ketë një reformë të plotë zgjedhore pas zgjedhjeve.
Eridian Salianji: Ky ligj proporcional sot çdo parti merr votën dhe deputetin në bazë të votave të caktuara. Çdo deputet duhet të jetë i barabartë me votat që merr në parlament, nuk ka deputetë që është në parlamet me 5000 mijë vota dhe deputetë me 12 mijë.Të gjitha partitë përderisa kërkojnë barazi duhet të jenë të barabarta dhe tek vota që do të marrin.
Dashamir Shehi: Nuk e jep esencën e ligjit, herën tjetër kanë hyrë rreth 12 deputetë me kështu gjysma.Por ndodh një fenomen tjetër me ligjin proporcional rajonal që kemi ne, mund të marrësh 100 mijë vota në gjithë Shqipërinë dhe nuk merr asnjë deputet. Do ishte shumë e vlefshme nëse do të kishim një sistem proporcional kombëtar, ose do ta korrektonim, që këto votat të shkonin në një përfaqësim. Me këtë ligj që është sot, ky ligj ka zona që punon si mazhoritar, ka zona në të cilat pretendon proporcionali.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/salianji-gare-e-barabarte-shehi-sdo-qajme-mbi-qumeshtin-e-derdhur/