Shteti të kontrollojë organizatat që ofrojnë ndihmë për fëmijët jetimë dhe të mos lejojnë që në emër të bamirësisë, fëmijët jetimë të indoktrinohen. Kjo ka qenë kërkesa e Ilir Çumanit, drejtor ekzekutiv i Inistitutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.
?Në vendin tonë veprojnë shumë organizata të cilat nuk janë shumë efiçente për sa i përket mbrojtjes së kësaj kategorie madje një pjesë prej tyre do ti konsideroja dhe abuzive që shteti duhet të jetë shumë i vëmendshëm funksionimin e këtyre organizatave të palicencuara që dashje pa dashje i viktimizojnë këtë kategori njerëzish. A është e drejtë që një fëmijë e mitur që nuk është i vetëdijshëm për të zgjedhur rrugën e tij të besimit që nuk ka mbështetjen e familjes nënës, babait t?i imponohet nëpërmjet indoktrinimit të besimeve të tilla për shkak se merr një lëmoshë nga këta fondacionet?, u shpreh Çumani.