Kur je në margjinat e shoqërisë ke forcën për t'i parë kthjellët gjërat. Kjo vlen si për kohën kur Gazmend Kapllani u lind dhe u rrit në një kasolle, në një familje të deklasuarish nga regjimi, si për periudhën e gjatë të emigrimit në Greqi.
"Ditar i shkurtër kufijsh" libri i tij i parë i përkthyer shqip, është një udhërrëfyes përjetimesh dhe përplasjesh i shqiptarit me veten në mërgim dhe me të huajin.
"Shqiptarët u kallnin tmerrin grekëve modernë sepse u kujtonin veten, atë që kishin qenë dikur. Ishte sikur po kthehej gjyshi nga Amerika. Nuk po kthehej nga porti i Pireut por po vinte nga Kakavija."
Gazmend Kapllani është i ftuar në emisionin "Arkapia" ku flet për veprat e tij të panjohura në shqip romanet "Faqja e fundit" dhe "Më quajnë Europë".
http://www.oranews.tv/puntate/arkapia-nga-elsa-demo-gazmend-kapllani/