Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Gjatë vitit 2016 janë kallëzuar penalisht për fshehje pasurie dhe konflikt interesi 72 zyrtarë, ndërsa 314 të tjerë janë gjobitur për shkelje të ligjit të deklarimit të pasurisë. Këto të dhëna saktësohen në raportin vjetor që Inspektorati i Lartë i Kontrollit, Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, i drejtuar nga Shkëlqim Ganaj, i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë, të cilin Shqiptarja.com e disponon.

?Inspektorati i Lartë ka miratuar dhe ka kaluar në kontroll të plotë, në total 1.709 subjekte deklarues, nga të cilët, 1.667 subjekte janë kontrolluar për shkak funksioni. Krahasuar me numrin e subjekteve deklarues, të cilët i janë nënshtruar kontrollit të plotë një vit më parë, konstatohet një rritje prej 109 subjektesh të rinj (në vitin 2015 u ushtrua kontroll i plotë për rreth 1.600 subjekte).

Inspektorati i Lartë, në një vlerësim të numrit të përgjithshëm të kontrolleve të plota ndaj deklaratave të interesave privatë të subjekteve që mbartin detyrimin për deklarim, konstaton se gjatë viteve 2011-2016, numri i kontrolleve është katërfishuar, me një trend të lartë në rritje, në dy vitet e fundit.

Category

📺
TV

Recommended