Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Hysen Osmanaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryetarit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Burimet kanë bërë të ditur se në shkresën e dorëzuar ai ka deklaruar se do të qëndrojë anëtar i thjeshtë në këtë institucion.
Mësohet se ky veprim është në zbatim të marrëveshjes Rama-Basha, për vendosjen e Ministrave teknik si dhe për kontrollin e proçesit të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.
Po ashtu mësohet se në vend të Osmanaj pritet të kalojë ish-kryetari i KQZ-së, Denar Biba, vendin e të cilit e zuri Klement Zguri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/osmanaj-dorehiqet-si-nenkryetar-i-kqz-pritet-emerimi-i-bibes/