TIRANE-Një akt normativ i miratuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve parashikon që në rastet kur operatorët radiotelevizivë privatë, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore vendosin të transmetojnë informacione të përgatitura nga subjektet zgjedhore, materialet duhet të përmbajnë logon e partisë politike apo koalicionit zgjedhor.
Sipas aktit të miratuar me 7 vota, logoja e partisë duhet të jetë e dukshme, jo më e vogël se logoja e operatorit audioviziv që e transmeton dhe të qëndrojë në ekran gjatë kohës së transmetimit të materialit, spotit apo reklamës zgjedhore.
Neni 84, i Kodit Zgjedhor parashikon që informacionet mbi aktivitetin e fushatës zgjedhore, që përgatiten dhe transmetohen në edicionet informative, bazuar në materialet e vëna në dispozicion nga subjektet duhet të identifikohen qartë në përputhje me udhëzimet e KQZ-së.
Comments