Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të konsideruara si ?Koloradot shqiptare?, mrekulli e natyrës, kanionet e Osumit, të cilat çdo ditë e më tepër po tërheqin vëmendjen e vizitorëve mund të shijohen edhe më mirë nga turistët nga dy pika panoramike. Pika e parë e qëndrimit është në qendër të kanionit, ndërsa, një kilometër më pas tek vendi i quajtur ?Vrima e nuses? ndodhet pika e dytë panoramike që të sjell një imazh më të gjerë të gjithë kanionit dhe zonës përreth.
Fondi Amerikan i Zhvillimit dhe projekti TAP, mundësuan realizimin e këtij investimi që kap vlerën e 130 mijë eurove.
Drejtori i Fondit Amerikan të Zhvillimit, Martin Mata vuri në dukje domosdoshmërinë e pikave panoramike
Martin Mata: ?Natyra është e jashtëzakonshme, bashkëpunimi është i jashtëzakonshme por mbi të gjitha këtu njerëzit janë të jashtëzakonshëm. Kjo është një zonë që ka prodhur histori, ka afër një qytet 2400 vjeçar, ka një bukuri natyre që të merr frymën që mund ti bënte nder cilitdo shteti në botë.?
Ndërsa, Shkëlqim Bozgo, drejtor i TAP, punimet e së cilit shtrihen edhe në këtë zonë, tha se pikat do të tërheqin edhe më shumë vizitorë.
Shkëlqim Bozgo: ?Ky projekt është shumë i veçantë sepse krijon terrenin për të gjeneruar aktivitete të reja. Ky është një projekt që frymëzon një të ardhme më të mirë.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/investimi-dy-pika-panoramike-per-kanionet-e-osumit/