Subscribe në Ora News:
Një muaj pas lindjes, familjarët e një vogëlushi kërkojnë ndihmën e autoriteteve të shëndetësisë për shkak se fëmija i tyre ka lindur me një defekt të rrallë në gojë. Sipas mjekëve, vogëlushi ka lindur me gojë ujku dhe buzë lepuri. Ushqyerja deri tani bëhet vetëm me shiringë, ndërsa familja Rama nga Vlora kërkojnë realizimin e një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ky vogëlush ka vetëm një muaj që ka ardhur në jetë. Ushqyerja në kushte normale është e pamundur, për shkak të problemit shëndetësor në gojë me të cilin ka lindur.
Nëna e tij e ushqen vetëm me shiringë. Mjekët e shërbimit Makso-Facial në QSUT e kanë vlerësuar defektin si ?gojë ujku, buzë lepuri?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/shendetesi/e-rralle-vogelushi-nga-vlora-lind-me-goje-ujku-buze-lepuri/