Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tonet e larta të politikës në fushatën elektorale nuk kanë ndikuar në sezonin turistik, përkundrazi operatorët presin rritje të fluksit të pushuesve. Kryetari i Shoqatës së Tur Operatorëve, Kliton Gërxhani, tërheq vëmendjen se asnjë nga partitë politike nuk ka program për zhvillimin këtij sektori. Shqetësim shihet shpërqendrimi i administratës në dhënien e shërbimeve.
Zërat e fushatës, premtimeve dhe akuzave gëlojnë në të gjithë vendin, bregdet dhe zona malore.
Por teksa i shfrytëzojnë këto mjedise për joshje ndaj votës, lapsi i hollë i subjekteve politike nuk ka shkruar asnjë rresht për turizmin.
Kryetari i Shoqatës së Tur Operatorëve dhe Agjencive Turistike, Kliton Gërxhani, thotë për Ora News së asnjë parti nuk ka diskutuar me ta dhe as ka ofruar një platformë apo program se çfarë do të ndodhë me turizmin.
Gërxhani: E vetmja gjë që dëgjojmë janë disa shifra të punësuarish në këtë sektor, ose nga totali shumë bazohen tek sektori i turizmit për të rritur numrin e të punësuarve por vetëm kaq. Për fat të keq asnjë nga partitë nuk është ulur në tavolinë me profesionistët e sektorit të turizmit, kjo është një nga mangësitë kryesore të këtij viti elektoral, krahasuar me vitet e mëparshme.
Prej qershorit sezoni turistik dhe fushata ka nisur startin që do të mbyllet më 25 qershor. Kjo ka sjellë sipas Gërxhanit, shpërqendrimin e administratës duke u bërë pengesë për ta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/lapsi-i-programeve-politike-ka-harruar-turizmin/

Category

📺
TV

Recommended