Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kompania e njohur automjeteve Hyundai festoi në Shqipëri 10 vjetorin e operimit në treg dhe prezantoi për publikun 2 ristitë IONIK (AJONIK) makina hibride dhe elektrike te këtij brendi.
Makina elektrike është mjaft miqësore me ambientin dhe kjo është një ndër objektivat kryesore të Hyundai për të sjellë në vendin tonë 50 të tilla.
Për Presidentin rajonal të kompanisë, Simon Jeong, Hyndai do të vijojnë investimet në tregun e automjeteve.
Simon Jeong: Infrastruktura në të gjithë botën dhe në Shqipëri na lejon që makinat elektrike të përhapen kudo dhe ne besojmë se kjo do të bëhet e ardhmja e shqiptarëve.
Nga Hyndai Albania, Artan Qesko e përkufizoi kështu bashkëpunimin kompani-distributor dhe klientë.
Artan Qesko : Në tregun shqiptar është makina më e shitur për cdo segment, IONIK, makinë hibride dhe elektrike. Makinë që sillet mirë me ambientin, ekologjikisht e pastër dhe njëkohësisht tepër kursimtare.
Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi dhe nënkryetari i Bashkisë, Mazniku u ndalën në objektivat kryesore të qeverisë dhe pushteti lokal për të përmirësuar aktivitetin e biznesit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/teknologji/10-vjet-hyundai-ne-shqiperi-prezantohen-makinat-hibride-elektrike/

Category

📺
TV

Recommended