Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vëllimi i dytë i sagës napolitane, i autores Elena Ferrante ka mbërritur në dorën e lexuesit shqiptar. Libri ?Mbiemri i Ri? më tronditës dhe i gjallë se i pari rrëfen miqësinë femërore, trajton problemet sociale dhe ato politike në shoqërinë italiane.
Pas suksesit të librit ?Mikesha Gjeniale?, të romancieres italiane Elena Ferrante, botimet Pegi sjellin vëllimin e dytë të sagës epike napoletane, ?Mbiemri i Ri?.
Libri më tronditës dhe i gjallë se i pari i rikthehet miqësisë mes dy femrave Lilës dhe Elenës, një raport ky i mbushur me dashuri, xhelozi dhe urrjejtje. Botuesja e ?Pegi?, Loreta Berhami, zbulon disa prej detajeve.
Çdo rrëfim, në rrugët e Napolit të viteve 40-50 tingëllon i parë dhe i dëgjuar në realitetin e sotëm shqiptar.
Përveçse eksploron mbi raportin mes femrave, problemet sociale, për botuesen Loreta Berahmi saga napoletane është një roman politik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/mbiemri-i-ri-botimet-pegi-sjellin-vellimin-e-dyte-te-sages-napolitiane/