Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia financiare e Brindizit në bashkëpunim me atë të Leçes ka ekzekutuar sot urdhër arrestimin ndaj 14 personave, shtetas italianë e shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës të tipit marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë.
Sipas hetimeve të policisë italiane kjo organizatë kriminale ishte i ndarë në dy grupe; grupi i trafikantëve shqiptarë që transportonin marijuanë përmes detit nga Shqipëria drejt territorit të Puglias dhe grupi i italianë të aftë për të trafikuar lëndën narkotike në territorin italian.
Hetimet e policisë italiane kanë zgjatur rreth 11 muaj e kanë nisur në gusht të vitit 2016.
Gjatë kësaj periudhe kohore këtij grupi kriminal i janë sekeustruar rreth 3.508 kg marijuanë me vlerë përfitimi në treg prej rreth 35 milionë euro, një kallashnikov AK47me 19 pako me plumba, 2 gomone me motorra të fuqishëm, një tjetër mjet lundrues, një kamion, instrumente satelitore, si dhe janë denoncuar 23 persona, 21 prej tyre ndodhen në arrest me burg.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/trafikuan-nga-shqiperia-35-mln-euro-marijuane-pranga-14-personave/