Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ditët e nxehta dhe të thata shfaqen kërcënuese për furnizimin me energji elektrike ndërsa baseni ujor i liqenit të Fierzës po humbet çdo ditë 40 cm ujë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përballë uljes së prodhimit vendas i është drejtuar importit, duke blerë 17 mln euro energji dhe siguruar furnizimin për muajin korrik. Stakimet e energjisë elektrike të ditëve të fundit në kryeqytet sipas drejtorit të Shpërndarjes, Elton Sevrani, kanë qenë pasojë e fluksit të punimeve publike që po kryhen në Tiranë.
Niveli i ujit në basenin liqenor të Fierzës po shkon drejt zbrazjes së plotë ku për çdo ditë sasia e ujit bie me 40 cm.
Tharja e liqenit shfaqet kërcënuese për furnizimin me energji elektrike të vendit në këto ditë të nxehta ku prodhimi vendas është minimal.
Të gjendur në këtë situatë, OSHEE ka kthyer sytë nga importi i energjisë duke mbuluar 55% të nevojave në rrjet.
Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes, Elton Sevrani, thotë se janë marrë masat për të përballuar ngarkesën e këtyre ditëve, ndërsa me financimin e kompanisë është siguruar furnizimi me energji për muajin korrik duke blerë 17 milion euro energji.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/i-nxehti-than-fierzen-55-e-nevojave-me-energji-mbulohet-nga-importi/

Category

📺
TV

Recommended