• 9 years ago
Kryeministri Rama me një vendim qarkullues të votuar nga të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar, përfshirë teknikët e PD, ka vendosur pezullimin e prokurimeve publike pa afat.

Sipas vendimit të siguruar nga Report Tv pezullohet nisja dhe vijimi i të gjitha procedurave të prokurimeve të fondeve në dispozicion të ministrive dhe agjencive shtetërore.

Përjashtohen nga ky rregull kontratat e nënshkruara para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe prokurimet për blerjet me vlerë të vogël.

Ndërsa prokurimet për nevoja urgjente do të lejohen vetëm me miratimin e Kryeministrit.

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave janë bllokuar të gjithë tenderat.

Bllokohet tenderi i ministrit teknik të PD 257 mln lekë
Pak ditë më parë Shqiptarja.com denoncoi rastin e shpalljes brenda një dite të 13 tenderave me vlerë 257 milionë lekë të reja nga ministri i Brendshëm Dritan Demiraj.

Category

📺
TV

Recommended