• 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Eduard Selami i njohu demokratët e Lezhës me platformën e tij që e cilësoi si fituese dhe konfirmoi se nga kjo garë, Partia Demokratike do të dalë më e fortë. Ai premtoi afrimin e partisë tek vlerat e qendrës së djathtë. Eduard Selami e quajti problemin më të madh në Partine Demokratike, mungesën e demorkacisë së brendshme dhe premtoi vendosje të meritokracisë dhe respektim të rregullave të lojës.
Ish-kryetari i Partisë Demokratike deri ne vitin 1995, Eduard Selami, pas 22 vitesh kërkon sërish mbështetjen e demokratëve për tu rikthyer në drejtimin e partisë më të madhe të së djathtës.
Fushatën Selami e ka nisur në qytetin e Lezhës, ndërsa ka theksuar se humbja e thelle në 25 qershor nuk vjen si rezutat i strategjisë së PD-së ne javët apo muajt e fundit, por është një problem edhe me i thellë. Mungesa e demokracisë së brendshme është themelore për krizën që ka Partia Demokratike, sipas tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/selami-prezanton-platformen-do-rikthej-meritokracine-brenda-pd/

Category

📺
TV

Recommended