Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë verës kur termometri shënon rreth 40 gradë celsius, udhëtimi me autobusët urban pa kondicionerë është një ndër problematikat më të mëdha të qytetarëve të cilët e kanë denoncuar këtë përmes aplikacionit ?Tirana ime?.
Agjencia e mbrojtjes së konsumatorit, institucioni përgjegjës për kontrollin e shërbimit të transportit qytetas ka nisur intensivisht inspektimet në transportin publik për kushtet e udhëtimit, kondicionerët, frekuencat dhe etikën e punonjësve. Ora News ndoqi nga afër inspektimin e një grupi kontrollorësh në disa linja që operojnë ne Tiranë.
Në dy muajt e fundit, kontrollorët e transportit publikë kanë vendosur 98 gjoba kryesisht për mos ndezjen e kondicionerëve.
Agalliu: Me ajrin e kondicionuar, firmat kanë pasur abuzime të shumta. Si rezultat i masave administrative të marra nga ana jonë, kanë arritur që shumica e tyre të ndezin kondicionimet. Gjatë dy muajve të parë janë vendosur 98 gjoba, të cilat kanë qenë për probleme të ndryshme si vonesat, pastërtia dhe kondicionimi i cili është problemi i ditës.
Estref Agalliu, kontrollori i transportit publik në Bashkinë e Tiranës u shpreh se përmes sistemit të pikëzimit me të cilin po operon ky shërbim, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorëve në rast të shkeljeve të përsëritura propozon edhe heqjen e licencës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ora-news-ndjek-inspektimet-per-hapjen-e-kondicionereve-ne-linjat-urbane/