• 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Më shumë se 100 nxënës në fshatin Halil në zonën e Fushë Krujës mësonin në kushte të vështira në një ambient tejet të amortizuar. Pas kërkesës së përsëritur të kësaj shkolle, janë gjetur donacione për rindërtimin e shkollës, e cila do të jetë gati në vitin e ri shkollës.
147 nxënësit e shkollës publike ?Arbëria? në Halil të Fushë Krujës do të mësojnë në ambjente të rinkonstrukturuara.
Ky institucion arsimor shfaqi probleme të ndjeshme në amortizimin e ambjenteve të brendshme, të rrjetit elektrik dhe atij hidraulik duke u kthyer në një shqetësim për nxënësit dhe të vegjlit parashkollor.
Drejtori Ramazan Alla tha se ky investim përmirëson ndjeshëm kushtet e mësimdhënies.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv
http://www.oranews.tv/vendi/organizatat-e-huaja-humanitare-rikonstruktojne-shkollen-e-amortizuar/

Category

📺
TV

Recommended