Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Skautistë nga Belgjika kanë sjellë një kulture të re në Lezhë. Nëpërmjet vullnetarizmit ata tentojnë të eksplorojnë vende të veçanta.

Fshati Fishtë në Lezhë duket se i përmbushi pritshmëritë skautistëve belg. Mikëpritëse e këtyre të rinjve u bë ferma e Mrizit.

Në këtë fermë që ndodhet në Fishtë të Zadrimës, skautistët kryen punë të ndryshme në bujqësi, në objekte sociale si dhe për mbrojtjen e natyrës.

Për secilin prej tyre, kjo eksperience ishte e jashtëzakonshme, të cilën do ta ndajnë me miqtë e tyre sapo të kthehen.

Ka qenë e mrekullueshme eksperienca me të rinjtë belg që sollën në Lezhë diçka ndryshe, por për Altin Prengën ky është edhe një mesazh për të rritur vullnetarizmin tek të rinjtë e zonës.

Në ditët në vijim grupi i skautistëve do të udhëtoj drejt Vlorës dhe Beratit për tu bërë pjesë e punëve të ndryshme në këto zona.

Category

📺
TV

Recommended