Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Kjo është pamja e kurorës së qytetit të Tepelenës, ku një zjarr masiv që nisi mbrëmjen e së dielës mban të kërcënuara edhe shtëpi të banuara. Flakët u riaktivizuan gjatë mesditës së të hënës dhe për këtë shkak u angazhuan sërish efektivë të Ushtrisë, zjarrfikës të qytetit, por edhe një helikopter.

Flakët rrezikuan 30 banesa, spitalin e qytetit dhe depon e ujit. Më tepër se 7 hektarë shkurre dhe pyll u shkrumbuan. Drejtori i Sallës së Komandimit të Emergjencave Civile, thotë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Situata mbetet problematike edhe në zona të tjera të vendit.

Flakët e kanë përpirë afërsisht 300 hektarë pyje dhe shkurre, si pasojë e temperaturave të larta, por dhe pakujdesive të banorëve.

Kjo hartë tregon se 90% e territorit mbetet maksimalisht e rrezikuar nga zjarret. Vetëm në 24 orët e fundit kanë qenë aktive 35 vatra zjarri në të gjithë vendin, ku janë djegur 25 hektarë.

Zjarret me të shpeshta kanë qenë në Fier, Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Berat, Dibër dhe Shkodër. Terreni i thyer dhe mungesa e mjeteve logjistike ka bërë që në shumë raste të ndërhyrja të jetë e kufizuar.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 175 forca zjarrfikëse me 30 automjete, 50 forca ushtarake, si dhe 24 forca vullnetare.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended