Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me rekorde dhe rezultate të shkëlqyera u mbyll Kampionati Mbarëkombëtar i Notit për të rinj dhe të rritur që zhvilluar në pishinën e Durrësit "Taq Dafa", ku morën pjesë 300 spotistë nga 21 ekipe pjesëmarrëse.

Nikol Merizaj me 1207 pikë të grumbulluara dhe Klavio Meça me 1355 pikë u shpallën notarët më tëmirë të aktivitetit qe u zhvillua për tre ditë me radhë nëqytetin bregdetar. Alesia Neziri për të reja me 984 pikë dhe Frenc Bërdik me 1322 pikë për të rritur gjithashtu u ngjitën në podium duke u shpallur si më të mirët e aktiviteti për këtë grupmosh.

Në klasifikimin e përgjithshëm për të rinj Teuta meshkuj u shpall ekipi më i mirë i kampionatit kombëtar me 220 pike të grumbulluara, ndërsa për femra në këtë grupmosh kampione u shpallën vajzat e ekipit Stela me 221 pikë.

Për të rritur ekipi kampion i Kampionatit Kombëtar u shpall Studenti me 213 pikë të grumbulluara. Edhe vajzat e Studentit u ngjitën në podium duke u shapllur ekipi kampion me 198 pikë. Ndërsa për Kosovën dominoi Step për të gjitha grupmoshat duke u shpallur ekipi kampion për Kosovën si për vajza ashtu edhe për djem me 486 dhe 308 pikë të grumbulluara.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/turneu-mbarekombetar-i-notit-300-notare-nga-trevat-shqiptare-garuan-ne-qytetin-e-durresit/

Category

📺
TV

Recommended