Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një zjarr i fuqishëm që përfshiu një siperfaqe të konsiderueshme Mali Heben në njësinë administrative të Berdicës rrezikoi 40 shtëpi banimi. Flakët u shfaqen mesnatën e së enjtes dhe ato dogjen një siperfaqe të konsiderueshme me shkurre. Ererat e forta favorizuan përhapjen e tyre duke bërë që t?i afroheshin edhe më shumë shtëpive të zonës.
Në vendgjarje afro 20 minuta pas sinjalizimit, mbërritën shërbimi zjarrfikës dhe një numër i madh forcash policore, me në krye drejtorin e qarkut Gjovalin Loka. Gjithashtu, në vendgjarje mbërriti dhe kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi, e cila pasi u njoh me situatën, tha se si shërbimi zjarrfikës dhe policia, por edhe banorët me mjetet rrethanore bënë një punë voluminozre për të vënë situatën nën kontroll.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/zjarri-ne-berdice-rrezikoi-40-shtepi-banimi/

Category

📺
TV

Recommended