Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Lulzim Basha, në vijim të turit elektoral, bashkëbisedoi dje me demokratët e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit, Belshit, Prrënjasit.

Basha tha se Partia Demokratike është rruga e vetme për shqiptarët dhe se ai është gati për vazhduar këtë mision deri në thyerjen e këtij sistemi të korrupt?uar.

?Vlerat morale i kemi ne. Shqiptarët duan një rrugë tjetër përveç dëshpërimit që i çon në vetëvrasje, i çon në nënshtrim apo në emigracion. Rruga tjetër jemi vetëm ne. Nuk ka forcë tjetër politike.

Ju them që jam gati për të vazhduar betejën politike me ju ditë për ditë, orë për orë, derisa ta thyejmë këtë sistem dhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme të sjellim vlerat në pushtet, të sjellim një qeveri të qytetarëve me planin tonë, vizionin tonë, të hedhim hapin tonë tjetër përpara sepse ne i kemi hedhur hapat përpara gjithmonë. Ky është çelësi i fitores si ato që kemi korrur së bashku në vitin 2009. Sepse koncepti i Repubikës së Re brenda shtëpisë tonë do të thotë fuqizim i anëtarit, do të thotë kalimi i vendimmarrjes tek anëtari i Partisë Demokratike.

Category

📺
TV

Recommended