Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Ministrat dhe drejtorët e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe PDIU nuk dinë të ndalen.

Edhe pse shumica e shqiptarëve që morën pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit vendosën të mos i besojnë PD, LSI dhe PDIU qeverisjen e vendit, përfaqësuesit e tyre në qeveri sillen dhe veprojnë sikur sapo të kishin fituar zgjedhjet parlamentare.

Si mos të mjaftonte refuzimi për të dhënë natyrshëm dorëheqjen në respekt të verdiktit të qytetarëve, përfaqësuesit e tre subjekteve humbëse vijojnë të shpenzojnë paratë publike për shërbime luksi, të shpallin ankande dhe të lidhin kontrata.

Category

📺
TV

Recommended