Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një shtetas ka mbetur i lënduar nga lënda plasëse e hedhur në det nga një gomone që kryente peshkim me dinamit në zonën e mbrojtur të Karaburunit në Vlorë.
Ilir Ahmeti nga Orikumi i Vlorës ishte zhytyr në thellësi me bombol kur në det është hedhur një sasi lënde plasëse, dinamit.
Drejtoresha e Zonave të Mbrojtura në Qarkun Vlorë, Lorela Jazaj thotë se personi ka dëmtime në aparatin e dëgjimit dhe në mushkëri. Një person është i dyshuar, ndërsa ky është rasti i parë i evidentuar gjate ketij sezoni turistik
Lorela Jazaj: Në momentet që flasim është një rast sporadik. Policia na ka konfirmuar se një person është në hetim. Më përpara ka qenë probleme por ka ardhur duke u reduktuar.
Ahmeti ishte zhytur ne thellesi me bombola, kur është hedhur dinamiti nga nje gomone qe levizte shume prane tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hedhin-dinamit-per-te-peshkuar-zhytesi-plagoset-ne-karaburun/

Category

📺
TV

Recommended