Tirana do ketë edhe një Park Aventurash në Dajt, ku grupmosha të ndryshme do të kenë mundësi që të përjetojnë një eksperiencë emocionuese me aktivitete dhe kurse të posaçme. ?Dajti Adventure Park?, i pari i këtij lloji në Shqipëri, është ndërtuar në ballkonin e Malit të Dajtit në një lartësi mbi 1000 m nga niveli i detit, falë partneritetit mes Bashkisë së Tiranës dhe Dajti Express.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i APR, Blendi Gonxhja, mori pjesë në hapjen e këtij parku, ku u organizoi edhe një festë me kllounë, prestigjatorë, muzikë, animatorë dhe fëmijë të grupmoshës nga 8-14 vjeç.