• 9 years ago
Tirana zyrtare reagon për mosekstradimin e Ballist Morinës pas presionit publik.

Edhe pse reagim i vonuar, vetëm pas vendimit, kryeministri Edi Rama, Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi dhe FSHF i kërkojnë Kroacisë të mos ekstradojë Ismail Morinën në Serbi. Tifozi i kombëtares Ismail Morina u bë i njohur pasi mori autorësinë e ngritjes së dronit me mbishkrimin "Autochtonous" në stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Europianit të Fracës.

Ai u arrestua në Kroaci një muaj më parë pasi u kap në pikën e kalimit kufitar pa mjete identifikimi. Pas identifikimit të tij, rezultoi se ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga Serbia. Nga ana tjetër, përgjatë 30 ditëve me radhë, siç edhe kuptohet institucionet shqiptare nuk kanë luajtur nga vendi, ndërsa ambasada shqiptare në Kroaci dukshëm është jashtë çdo funksioni të saj në shërbim të qytetarëve.

Category

📺
TV

Recommended