Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Amfiteatri në parkun e liqenit artificial shumë shpejt do të shndërrohet në një teatër të hapur.

Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna për rikonstruksionin e tij, për t?jua rikthyer artisteve dhe qytetarëve që dëshirojnë të shijojnë artin në natyrë.

?Siç thonë, një histori e mirë sjell një histori tjetër të mirë dhe propozimi i Invës për të bërë një shfaqje këtu, solli një avancim të idesë për ta transformuar Amfiteatrin e Liqenit. ? Sot jemi në një situatë tjetër, ku jo vetëm kemi vendosur që të marrim përsipër këtë financim, por do ta përfundojmë në kohë rekord? Nuk mund të vazhdojmë të kemi vetëm politika kulturore elitare të paaksesueshme nga një publik, i cili ndoshta nuk e ka traditë vajtjen në opera, në balet dhe në teatër, por kur vjen nga Liqeni fiton një opera, balet, teatër në natyrë...?, tha kryetari i bashkisë Erion Veliaj.

Për sopranon Inva Mula ky projekt do të shërbejë si një aortë për kulturën në kryeqytet.

?Është një projekt që e kam shumë për zemër dhe jam shumë e lumtur. Që në momentin që erdha për të krijuar një spektakël këtu, e pamë që nga ana teknike nuk shkonte. Falë Erionit, falë Blendit menjëherë kjo gjë po konkretizohet, ? Meqë parku është bërë një mushkëri shumë e mirë ku njerëzit kanë mundësi të ecin dhe të jenë në ajër të pastër, mendoj që do të jetë një aortë shumë e rëndësishme e kulturës së Tiranës?,

Sipas materialit të dërguar nga zyra e shtypit ne bashkinë e Tiranës, me përfundimin e këtij projekti qytetarët që vizitojnë Parkun e Liqenit do të kenë një tjetër alternativë për të kaluar orët tyre të lira dhe për tu argëtuar.

Category

📺
TV

Recommended