Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Arkitektura në periudhën komuniste.

Këtij realiteti të pa eksploruar Universiteti i Venecias, më i miri në Evropë, i dedikoi një ekspozitë në ambientet për një muaj.

Për herë të parë, qasja e ideologjisë komuniste ndaj arkitekturës u vendos në qendër të një audience profesioniste ndërkombëtare.

?Under pressure?, ?Nën presion? ishte puna dhe përpjekja e katër arkitektëve dhe urbanistëve për të deshifruar Shqipërinë komuniste duke shfrytëzuar si mjet arkitekturën.

Ekspozita zhvillohej në tetë etyde, nga ideologjia, disidenca, ateizmi, forma kombëtare e deri te arkitektura si mjet komunikimi.

Materialet e ekspozuara bën të lexueshme dëshmi sesi propaganda transformonte arkitekturën në funksion të pushtetit të asaj kohe.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended