Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 vatra zjarri në vendin tonë kryesisht në pyje dhe kullota në qarkun e Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës dhe Elbasan.

Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Category

📺
TV

Recommended