Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Email
Dështojnë përpjekjet e banorëve të Kamzës dhe kryetarit të Bashkisë Xhelal Mziu për largimin e vendgrumbullimin të mbetjeve, një problem disa vjeçarë, që po dëmton rëndë shëndetin e popullatës prej ndotjes së shkaktuar.
Kryebashkiaku refuzoi të takonte, sic u shpreh ai, njerëz politikë si organizatorë të protestës, duke vënë si kusht ulje në tryezë vëtëm më banorë të Kamzës dhe jo të njësive rreth saj.
Si zgjidhje, Mziu shikon ndërtimin e një landfilli në zonën e Valiasit, për të cilën, sic u shpreh ai, është projekt i hartuar nga ekspertë të fushës dhe ka marrë miratimin në këshillin bashkiak por leja është refuzuar nga Ministria e Mjedisit
Mziu: Shfrytëzimi i vend depozitimit në Valias ku ka kalaur të gjitha miratimet. Është miratuar në Këshillin bashkiak, dhe në prefekturë dhe është refuzuar në mënyrë të njëanshme nga Ministria e Mjedisit. Të më japë lejen mjedisore dhe unë shkoj e bëj depozitimin e mbetjeve urbane tek ajo pikë që ka marrë miratimin ligjor.
Shqetësimi i banorëve ngrihet për këtë venddepozitim të mbejtjeve, 3 km larg qëndrës së Kamzës. Temperatura gati 40 gradë, dhe zjarri i rënë në këtë vedepozitim e bën edhe më të vështirë jetesën mes çlirimit të gazeve dhe ndotjes. Kjo është arsyeja, thotë ambientalisti Sazan Guri që duhet të bashkojë ytetatët në këtë kauzë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbetjet-ne-kamez-ambientalistet-te-shpallet-gjendje-emergjence/

Category

📺
TV

Recommended