Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lirimi i Ismail Morinës është kthyer në prioritetin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në një dalje publike Shefi i Administratës në institucionin e futbollit, Denis Bastari zbuloi angazhimin maksimal të FSHF-së, që çështja të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Bastari tha se, personi i autorizuar ka komunikuar me autoritetet e drejëtsisë kroate, Ismail Morinën, por edhe avokatin dhe familjarët e tij. Bastari shtoi se, lirimi i Ismail Morinës është kthyer në prioritetin e Federatës Shqiptare të Futbollit, në mënyrë që çështja të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse pas ndalimit në Kroaci, tifozi kuqezi i njohur edhe si ?Ballist? Morina rrezikon ekstradimin në Serbi.
Nga ana e FSHF është vendosur në dispozicion e gjithë asistenca e nevojshme, deri ku na lejon edhe ligji, që kjo çështje të mbyllet me sukses. Është një çështje mjaft delikate që kërkon pjekuri dhe maturi nga ana e të gjithëve
Presidenti i Federatës, Armand Duka mbetet në kontakt të vazhdueshëm edhe me kryeministrin Edi Rama, duke iu bashkuar institucioneve shtetërore që po punojnë për lirimin e Ismail Morinës.
Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/plani-i-fshf-se-per-lirimin-e-ballistit/