Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka vendosur të largojë të gjithë drejtorët e spitaleve.
Lajmi u bë me dije nga vetë kreu i qeverisë gjatë një takimi me drejtues të spitaleve dhe institucioneve të vendit të cilëve u kërkoi dorëheqjen.
Por nga ky urdhër i kryeministrit Rama kanë shpëtuar drejtorët e Tiranës, të cilët sipas kreut të qeverisë e kanë bërë mirë punën e tyre në menaxhimin e institucioneve shëndetësore.
"Shëndetësia kërkon menaxhim dhe të gjitha të dhënat e marrra qoftë në mënyrë zyrtare qoftë nga ankesat e publikut flasin për një nivel menaxhimi të papranueshëm. Besoj se një nga shkaqet themelore edhe për një dozë të madhe negativiteti me të cilin është ngarkuar figura mjekut vjen nga keqmenaxhimi i spitaleve, është detyra menaxhimit që të motivojë mjekët " u shpreh Rama