Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkimi i kompanive të cilat kanë nënshkruar kontratën për përmirësimin e sistemit të mbikëqyrjes elektronike të të dënuarve, e kanë cilësuar të mbyllur çështjen e dorëzimit të 300 pajisjeve të kërkuar prej ministrit Gazmend Bardhi.
Madje, në një shkresë dërguar Ministrisë së Drejtësisë thuhet se janë dorëzuar të gjitha detyrimet për të marrë pagesën.
?Brenda afateve ligjore në përputhje të plotë me termat e kontratës, ky bashkim operatori ka realizuar dorëzimin e 300 byzylykëve elektronik, një sistem akses kontrolli, 10 copë sistem kamera sigurie si dhe ka realizuar gjithë procesin e përmirësimit dhe zhvillimit të sistemit elektronik në fushën penale?, thuhet në reagim.
Sasia prej 300 byzylykë elektronik është marrë në dorëzim nga grupi monitorimi të kontratës në sasinë dhe cilësinë e kërkuar në termat duke u evidentuar dhe pranuar plotësisht nga ky institucion. Pra procesi i marrjes në dorëzim është realizuar njëherë nga Ministria e Drejtësisë në përputhje të plotë me ligjin.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/misteri-i-300-byzylykeve-elektronike-kompania-bardhit-i-keni/

Category

📺
TV
Comments

Recommended