Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Vendimi i Ministres së Arsimit për hapjen e garës për zgjedhjen e drejtuesit të ri të qendrës së studimeve albanologjike është atakuar ashpër nga historian dhe studiues.
Realizimi i këtij procesi në mes të gushtit, sipas Prof.Dr Pëllumb Xhufit është një përpjekje e fundit për ta kapur këtë institucion politikisht. Xhufi thotë se teknikëve u ka ardhur koha të ikin, dhe reformën në shkencë duhet t'ua lënë ekspertëve të fushës.
Tirane- Në mesin e gushtit në datën 14, ministrja e Arsimit, Mirela Karabina urdhëron hapjen e garës për të zgjedhur drejtuesin e ri të qëndrës së studimeve albanologjike.
Një vit më parë, Ardian Marashi, drejtori i fundit i qendrës dha dorëheqjen dhe posti i drejtuesit gjatë kësaj kohe është vakantë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qendra-albanologjike-xhufi-tekniket-te-mbledhin-plackat/