Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkimi i operatorëve i është përgjigjur Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa ka paraqitur pranë këtij institucioni byzylykët elektronik. Burimet theksuan se grupi i ministrisë në prezencë të përfaqësuesve të kompanisë po verifikojnë për cdo copë specifikimet elektonike. Ndërkohë kreu i shërbimit të provës, mendon ndryshe nga ministri Gazmend Bardhi, ndërsa deklaroi sot se administrimi i byzylykëve nga ministria rrit burokracitë në shërbim.
Bashkimi i opertorëve i është përgjigjur thirrjes së ministrit të drejtësisë Gazmend Bardhi, për dorëzimin e byzylykëve elektronik pranë këtij institucioni. Përfaqësuesit e firmës private kan hyrë gjatë ditës së sotme ne ministri bashkë me paisjet, ndërs a bashkë për grupin e gritur në minsiti po verifikojnë specifikimet teknike për cdo byzylyk dhe paisje elektronike, nëqoftëse përputhen me parashikimet e kontratës. Ndërkohë që kompania private po dorëzonte byzylykët, Drejtori i Shërbimit të provës Ilir Qafa, foli për këtë cështje ndërsa mendon ndryshe nga ministri Bardhi, duke theksuar se byzylykët i janë lënë në administrim bashkimit të operatorëve në mënyrë që ky shërbim të bëhej më efikas dhe më i shpejtë për tu zbatuar.
Qafa: Kontrata e fundit ka ndjekur logjikën e përpjekjes të shërbimit të provës për të mundësuar ofrimin gjithmonë e më cilësor të tij. Që do të thotë është vlerësuar nga ana e shërbimit të provës që për të evituar hallkat burokratike që mund të krijojnë vonesa në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, në ekzekutimin e urdhrave të prokurorëve, të implementohet nëpërmjet kompanisë për atë qëllim.
Qafa, tha se publikimi i kësaj cështje në media dhe ngritja e shumë pikëpyetjeve për funksionimin e këtij sistemi, ka ndikuar negativisht tek personat që i mbajnë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/firma-dorezon-300-byzylyket-e-zhdukur-elektronike/