Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Skandali i 300 byzylykëve elektronikë, të destinuar për të burgosurit, blerë për 1.5 milionë euro nga ministria e Drejtësisë në mars të vitit 2017 dhe që, sipas po kësaj ministrie, tashmë ishin zhdukur, ngre dyshime të mëdha mbi tri kompani private që kanë fituar tenderin për furnizimin me këto aparatura.

Nga një investigim i kryer ditëve të fundit prej Shqiptarja.com, rezulton se tenderi ishte hapur nga ministria e Drejtësisë më 30 dhjetor 2016, kur ministër në detyrë ishte Ylli Manjani. Tenderi paraqet shumë pika të errëta:

1 ? Në garë morën pjesë shtatë firma, por plot pesë prej tyre, në mënyrë të çuditshme, nuk paraqitën as ofertën ekonomike (pse morën pjesë atëherë?)
2 ? Komisioni i Vlerësimit e lexoi të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga shtatë kompanitë dhe shpalli fituesin në më pak se 48 orë.
3 ? Bashkimi i Operatorëve që fitoi tenderin me vlerë 196 milionë lekë të reja e shkatërroi konkurrencën duke bërë një skonto prej vetëm 2 milionë lekësh të reja (sa 1% e vlerës totale)
4 ? Në një muaj kohë, Bashkimi i Operatorëve nënshkroi kontratën për furnizimin me 300 byzylykë elektronikë dhe me software-in e administrimit të tyre, siguroi të gjithë materialin nga jashtë vendit, realizoi një aplikim të ndërlikuar telefonik, e dorëzoi dhe arkëtoi 150 milionë lekët e reja të para nga ministria (një afat me të vërtetë rekord për të përfunduar punën).

Category

📺
TV

Recommended