Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Këtu në këtë kryqëzim që ndan autostradën Shkozet - Plepa, një ditë më parë ndodhi një aksident, fatkeqësisht i paralajmëruar. Për të shmangur përplasjen me një makinë që hyri në kryqëzim, një makinë që ndodhej në autostradë frenoi befas dhe u godit nga një tjetër mjet nga pas. Kryqëzimi u mbyll pak ditë më parë për shkak se u vlerësua si burim aksidenti, por u hap nga autoritetet pas një protestë të banorëve të zonës.

Një ditë pas kësaj aksidentit, që kësaj here fatmirësisht përfundoi pa viktima, një polici i lënë në mes të kryqëzimit është menduar si zgjidhje për këtë problematikë që rrezikon të marrë jetë njerëzish.

Autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë tjetër.

Policia rrugore i ka identifikuar si të rrezikshme ndërprerjet e Unazes dhe për këtë arsye 3 prej tyre u mbyllën.

Por mjaftoi një protestë e disa banorëve të zonës, të cilët kundërshtuan për shkak se për të shkuar në plazh u shtohej 7 kilometër rrugë, dhe njëri nga kryqëzimet u hap sërish.

Televizioni Klan e paralajmëroi menjeherë rrezikun nga heqja e trafikndarëseve të betonit dhe ajo për të cilin u dha alarmi, ndodhi të enjten.

Është i njëjti kryqëzim që ka marrë jetë njerëzish ai ku u përplasën dje dy makinat.

Këto pllakate dhe buqeta me lule janë vendosur në këtë kryqëzim për të përkujtuar disa prej personave që kanë mbetur viktima të aksidenteve.

Por edhe sa jetë njerëzish duhet të sakrifikohen që rruga të rikthehet në parametrat e sigurisë?

Autoritetet kanë vendosur sërish të rrezikojnë jetën e banorëve të zonës dhe të mijëra drejtuesve të automjeteve që përdorin këtë aks mjaft të populluar, duke shkelur mbi standardet e sigurisë.

Makinat e kalojnë unazën nga njëra anë në tjetrën nuk kanë hapësirë apo korsi të veçantë qëndrimi dhe futen menjëherë në korsitë e shpejtësisë, duke u bërë burim potencial për aksidente.

Kjo problematike vijon prej vitesh. Dhe autoritetet e shohin zgjidhjen njëherë të vendosja e barrierave, njëherë të heqja e tyre apo lënia roje e ndonjë efektivi të policisë. Dhe asnjëherë nuk është menduar për ndërtimin e një nënkalimi, që t?u mundësonte edhe banorëve daljen në det, edhe drejtuesve të mjeteve të kalonin të sigurtë në këtë aks. TV KLAN

Category

📺
TV

Recommended